Trajneri i Feronikelit, Xhengiz Rexhepi, ka folur pas ndeshjes me Dritën ku pësuan humbje.
Sipas Rexhepit, skuadra e tij krijoi shumë më shumë se sa Drita e cila fitoi 2-0.
“Mburrem me futbollistët dhe karakterin që treguan në fushë. Nuk e kemi merituar as barazimin, por vetëm fitoren për shkak se kemi luajtur me ekipin më të mirë të Kosovës”.
“Kemi shfaqur një ndeshje të mirë dhe kemi humbur raste të shumta. Ishte një lojë shumë e mirë dhe përgëzoj futbollistët që zbatuan detyrat me përpikëri”.
“Drita me fat e fitoi ndeshjen, pasi me lojë Feronikeli e ka fituar këtë përballje”, ka thënë Rexhepi për “ArtMotion”.
Drita merr fitoren e dytë me radhe dhe ngjitet në vendin e tretë me 12 pikë, ndërsa Feronikeli mbetet i nënti me 6 pikë. /Telegrafi/