Telegrafi

Rexhepi: Barazimi rezultat real, i kënaqur me paraqitjen e ekipit

Trajneri i Feronikelit ’74, Xhengiz Rexhepi është shprehur i kënaqur pas barazimit në Klinë me Dukagjinin.

Ai tha se me rëndësi në këtë takim ishte që të rikthehen në shtëpi me rezultat pozitiv.

“Ka qenë e rëndësishme të kthehemi me rezultat pozitiv, fitore apo barazim. Kemi zhvilluar një tjetër ndeshje në krahasim me ndeshjet tjera”, ka thënë fillimisht Rexhepi për ArtSport.

Lexo po ashtu Dukagjini dhe Feronikeli ’74 ndajnë pikët në Klinë

Kemi pasur tre raste të mira shënimi në pjesën e parë, por pësuam gol nga një pakujdesi. Në dhomën e zhveshjeve u thash lojtarëve se ne do të kthehemi nga Klina me rezultat pozitiv”.

Tutje, ai shton se ekipi i tij ka mundur ta fitojë takimin dhe shprehet i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij.

“Edhe në pjesën e dytë zhvilluam një superndeshje. Kemi mundur ta fitojmë takimin të dyja skuadrat, pasi rastet nuk munguan”.

“Në bazë të kësaj mund të them se epilogu real i takimit ishte rezultati i barabartë, por me lojë ishim shumë më të mirë. Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve”, përfundoi ai./Telegrafi/