Gjykata e Apelit të Kosovës ka shpallur sot aktgjykimin në rastin “Drenica II”, me të cilin u vërtetua aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë i marrë më datë 27 maj 2015 ndaj të akuzuarave të këtij grupi.
Me këtë rast Apeli i ka vërtetuar dënimin gjeneralit Sylmejan Selimit, vetëm se ia ka ulur prej 8 viteve në 7 vite burgim.
E këtë vendim nuk e ka pritur mirë deputeti i Vetëvendosjes njëherësh edhe bashkëluftëtari i Selimit, Rexhep Selimi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo paska qenë rruga e tyre.
“Sylë, je më i madh se çdo lloj dënimi! Nga prita në pritë, nga sfida në sfidë. Kështu paska qenë rruga jonë!”, ka shkruar Selimi./Telegrafi/