Telegrafi

Rexhep Selimi shfaqet elegant pranë bashkëshortes në përvjetorin e 12-të të martesës (Foto)

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetvendosje, Rexhep Selimi ka pasur një arsyet ë veçantë për të festuar në natën e sotme.

Kjo, pasi ai dhe bashkëshortja e tij Shqipja festojnë sonte (e diel) 12 vjetorin e martesës së tyre.

Çifti kanë vendosur që këtë mbrëmje ta festojnë në një darkë romantike në bregdet.

Lexo po ashtu Selimi: VV do të shkojë në balotazh në më shumë se 10 komuna (Video)

Ka qenë deputeti Selimi ai i cili ka publikuar një fotografi në rrjetet e tij social Facebook dhe Instagram, ku shfaqe krah bashkëshortes së tij, e cila shkëlqen në elegancë.

“24 shtator, 12 vjet nga dasma jonë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Urime dhe komplimentet e shumta nga ndjekësit e dyshes në rrjetet sociale, sigurisht që nuk kanë munguar. /Telegrafi/