Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për zhvillimet e fundit brenda partisë së tij.
Ai ka thënë se nuk është “as me Albin Kurtin dhe as me Dardan Molliqajn”.
“Të dy i kam miq dhe bashkë-aktivistë. Unë në Vetëvendosje jam për konceptin dhe shpresën që ua kemi dhënë qytetarëve”.
Selimi këto komente i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Ky është një debat i brendshëm, i cili shpresoj që nuk do ta ndajë Lëvizjen, por epilogun do ta vendos demokracia”.