Telegrafi

Rexhep Selimi: Jam kundër dhunës – opozita duhet të bashkohet (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se opozita duhet sërish të bashkohet dhe t’i bashkërendojë veprimet.

Lexo po ashtu Rexhep Selimi, në “Personale” të TV Dukagjinit: Shteti është kapur nga SHIK-u (Video/Intervista e plotë)

Sipas tij, vetëm kështu opozita do të mund të mposht koalicionin që thotë se po i bën dëm vendit.

Në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit, Selimi ka thënë se është kundër dhunës kur është pyetur nëse duhet djegur Parlamenti i Kosovës. /Telegrafi/