Site icon Telegrafi

Rexhep Selimi: Hashim, në fakt ti nuk je president

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, iu ka drejtuar presidentit Hashim Thaçi, duke i thënë se ai duhet të japë dorëheqje – “për shumë arsye”!

“HASHIM, NË FAKT, TI NUK JE PRESIDENT

A thua, ti Hashim po jipshe dorëheqje nëse nuk votohet diçka që tashme jmi deklaruar të gjithë në mbështetje që FSK-ja të ketë mision ushtarak?

Sa e lexueshme hipokrizia jote!

Ti duhet të japësh dorëheqje për Demarkacionin që me nënshkrimin tënd ke shkaktuar protesta, burgosje, përgjakje e kaos institucional.Ti duhet të japësh dorëheqje për Gjykatën Speciale që ia kurdise luftëtarëve të UÇK-së.Ti dujet të japësh dorëheqje që kurrë nuk mund ta ushtrosh rolin kushtetues të një presidenti për t’i mbledhur partitë në një tavolinë.Ti mik i Vuçiqit e i Daçiqit, nuk mund të jesh president i viktimave të tyre.Ti duhet të japësh dorëheqje, ose thënë shkurt, ti je i pa denjë të jesh president.

Në fakt, ti nuk je president” (sic.), ka shkruar Selimi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version