Telegrafi

Rexhep Selimi: Çka keni për të thënë ju 82 deputetë që votuat Gjykatën Speciale në vitin 2015

Pas nisjes për në Hagë të Sami Lushtakut dhe Rrustem Mustafës, ka reaguar deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.

Përmes një shkrimi në Facebook, Selimi ka parashtruar një pyetje për të gjithë 82 deputetët që në vitin 2015 votuan pro Gjykatës Speciale.

Lexo po ashtu Veseli: Lushtaku dhe Mustafa, do ta mbrojnë luftën e shenjtë të UÇK-së

“Çka keni për të thënë sot ju 82 deputetët që e votuat Speciale më 3 gusht 2015?  Sami e Rem – dalshi e ardhshi faqebardhë”, ka shkruar Selimi.

Ndërkaq, për shkuarjen e Lushtakut e Mustafës në Hagë, kanë shkruar edhe Presidenti Thaçi dhe Kryeparlamentari, Veseli./Telegrafi