Site icon Telegrafi

Rexhep Hoti i përgjigjet Isa Mustafës për demarkacionin

Pas deklaratave të sotme të Kryeministrit Isa Mustafa për demarkacionin, ka reaguar Rexhep Hoti, zëvendësministri i kulturës.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës e ka humbur shansin për të marrë vendime të mëdha, transmeton Klan Kosova.

Ky është postimi i plotë i plotë i Hotit në llogarinë e tij në Facebook:

“Lutje dhe këshilla e Perëndimit që nuk u bë e që na varros si shtet!

Lutja e Perëndimi, këshilla e miqve ndërkombëtar ishte që ne ta kalonim demarkacionin me Malin e Zi, sepse ishte çështje kruciale për avancimin e sferave të interesit me strategji globale të sigurisë në hapësira jo vetëm të Ballkanit Perëndimor ku ende janë ende të diskutueshme influencat dhe reflektimet e faktorëve të sigurisë Perëndim-Lindje.

Natyrisht anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, ishte njëra prej çështjeve që e aktivizoi edhe shërbimin rus për të ndërhyrë në rrënimin e pushtetit demokratik, që doli nga zgjedhjet e fundit nacionale atje.

Ardhjet e disa prej burrështetasve të Shteteve të bashkuara të Amerikës në Prishtinë gjithashtu doli të mos ishin të mjaftueshme për republikën e Kosovës, për klasën politike përgjegjëse.

Ajo dështoi të ngrihej në nivelin e përgjegjësisë për të marrë një vendim pozitiv në lidhje me shënjimin e pikës kufitare me Malin e Zi, duke pasur bashkëpunim e konsensus të plotë së paku me dy prej tri partive opozitare.

Për hir të së vërtetës duhet thënë se qeveria e Kosovës e kishte kohën e gjithë botës që të arrinte konsensusin me opozitën e ‘çoroditur’, për ta garantuar përgjegjësinë Perëndimore të republikës së Kosovës. Përse kjo nuk ndodhi?!

Kushti i liberalizimit të vizave për qeverinë e Kosovës nuk ishte standard vetëm për liberalizim. Ishte kusht, standard e normë e karakterit dhe e natyrës Perëndimore për republikën e Kosovës, e cila, u krijua si shtete, në bashkëpunim dhe bashkërendim me Perëndimi e afërt e të largët.

Prandaj Qeveria e Kosovës po e humb shansin për të marrë vendime të mëdha.

Asnjë qeveri në botë nuk është treguar e suksesshme pa demonstruar fuqinë për të marrë vendime të mëdha. Asnjë.

Asnjë qeveri në botë nuk është në vetvete funksionale dhe gjithëpërfshirëse pa kulturën e vetëkuptueshme të konsensusit me opozitën, së paku, për dy-tre pika kapitale me interes vital jo vetëm për kombin, por edhe për shtetin, shoqërinë, kolektivitetin dhe qytetarin e saj.

Dëshmia e mosmarrëveshjeve të dy partive politike, PDK-LDK, në lidhje me buxhetin, është një turp dhe një mjerim i politikës që buron aktualisht prej këtij koalicioni. E çka mund të pritet më shumë?!

Mjerimi me takon edhe mua personalisht, pavarësisht nëse jam apo jo përgjegjës!”.

Exit mobile version