Telegrafi

Rexhaj: Prioritetet e mia për mandatin e ri, nga rinia tek pensionistët

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka shpalosur planin e tij nëse rizgjidhet deputetë në Kuvend.

Rexhaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se rikindadimi i tij ka ardhur për shkak të vullnetit të anëtarësisë së Vetëvendosjes në Prizren dhe vullnetit të Qendrës së Vetëvendosjes.

Ai ka thënë se prioritetet e tij do të shtrihen nga rinia deri te përmirësimi i gjendjes së pensionistëve, përcjell Telegrafi.

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se me qeverisjen e kësaj partie do të ndalet largimi i të rinjve nga Kosova.

Rexhaj ka thënë se moshat nga 16-18 vjeçe do të përfitojnë praktikë me pagesë.

“Partitë politike nuk kanë çfarë kërkojnë në arsim”, ka thënë Rexhaj duke shtuar se arsimimi i mirë është i lidhur ngushtë me punësimin dhe perspektiven e të rinjve.

Ai ka thënë se 60 inspektor janë shumë pak për të mbikëqyrur të drejtat e punëtorëve në sektorin privat.

“Janë të nevojshëm katër fish më shumë inspektorë në mënyrë që të mbikëqyrin të drejtat e  punëtorëve”, ka thënë ndër të tjera Arbër Rexhaj./Telegrafi/