Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Rexhaj ka shpalosur planin e tij nëse rizgjidhet deputetë në Kuvend.
Rexhaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se rikindadimi i tij ka ardhur për shkak të vullnetit të anëtarësisë së Vetëvendosjes në Prizren dhe vullnetit të Qendrës së Vetëvendosjes.
Ai ka thënë se prioritetet e tij do të shtrihen nga rinia deri te përmirësimi i gjendjes së pensionistëve, përcjell Telegrafi.
Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se me qeverisjen e kësaj partie do të ndalet largimi i të rinjve nga Kosova.
Rexhaj ka thënë se moshat nga 16-18 vjeçe do të përfitojnë praktikë me pagesë.
“Partitë politike nuk kanë çfarë kërkojnë në arsim”, ka thënë Rexhaj duke shtuar se arsimimi i mirë është i lidhur ngushtë me punësimin dhe perspektiven e të rinjve.
Ai ka thënë se 60 inspektor janë shumë pak për të mbikëqyrur të drejtat e punëtorëve në sektorin privat.
“Janë të nevojshëm katër fish më shumë inspektorë në mënyrë që të mbikëqyrin të drejtat e punëtorëve”, ka thënë ndër të tjera Arbër Rexhaj./Telegrafi/