Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka mohuar se Rexhep Qosja është i preferuari i LVV-së për president.
Rexhaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se problemi mes LVV dhe LDK nuk është vetëm çështja e Kryetarit të Kuvendit.
“Po të ishte çështja kaq e thjesht, vet Glauk Konjufca do të jepte dorëheqje. Por nuk është problemi këtu por pak më i thellë. Ne shtatë herë kemi lëshuar pe në raport me LDK-në”.
Deputeti i Vetëvendosjes ka thënë se LDK nuk ka pse të ketë hezitime se mos tradhtohen nga ta pasi sipas tij LVV thonë “PO” ajo është po dhe bëhet.
Rexhaj thotë se në Vetëvendosje asnjëherë nuk është diskutuar emri i Rexhep Qosjes si emër i mundshëm për president.
“Kjo është më shumë propagandë qëllimkeqe që si duket ka për qëllim bllokimin e negociatave”.
Ai thotë se kërkesa e Vetëvendosjes ka qenë që të shkohet me një kandidatë konsensual për president e nëse ky nuk gjendet do të vinte në shprehje ndonjë kandidatë i propozuar nga LDK./Telegrafi/