Site icon Telegrafi

​Rexhaj: Drejtoritë e Arsimit nesër do t’i marrin udhëzuesit për vlerësim të nxënësve

Zëvendësministri i Arsimit, Xhavit Rexhaj ka deklaruar se udhëzuesi për vlerësim të nxënësve nesër do të arrijë në drejtoritë e Arsimit nëpër komuna.

Rexhaj tha se gjatë kësaj kohe kanë mësuar se mësimi online i përshtatet më shumë fëmijëve.

“Edhe prindërit edhe mësimdhënësit duhet të bashkëpunojnë  dhe ta ndihmojnë njërin-tjetrin. Duhet punuar në bashkëpunim sepse është situatë e re për fëmijët. Duhet ta ruajmë njëri-tjetrin. Jemi duke përcjellur me vëmendje situatën”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Ai tha se sa i përket testit të maturës janë në një situatë ku duhet të shikohet dhe analizohet se çka do të bëjnë vendet tjera.

Exit mobile version