Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha është duke raportuar para Komisionit për Punë të Brendshme për rastin arrestimit të nënkolonelit të policisë, Nehat Thaçit gjatë muajit të shkuar nga ana e autoriteteve serbe.
Zëvendësi i Shpend Maxhunit, ka bërë me dije se për arrestimin e Thaçit janë informuar zyrtarisht nga UNMIK.
“Serbia nuk ka dhënë informacione në lidhje me Nehat Thaçin te Policia e Kosovës, por atë një gjë të tillë e kanë bërë nëpërmjet misionit të UNMIK-ut”, ka deklaruar Rexha, njofton Klan Kosova.
Rexha ka shtuar se policia i ka ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore lidhur me këtë rast.