Telegrafi

Rexha: Studentët do të dëmtohen më së shumti nga përjashtimi i AKA-së nga EQAR

Ish-drejtori Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, Blerim Rexha ka folur pas vendimit të përjashtimit të AKA-së nga Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se ky vendim u shkakton më së shumti probleme studentëve.

“Ky vendim, studentëve që dalin jashtë vendit u  shton procesin e dyshimit verifikimit  dhe validimit të diplomave dhe programeve të studimit të tyre”, ka thënë Rexha.

Ai ka theksuar se ky përjashtim e pengon dhe e ndalon aspiratën për integrim në hapësirën e arsimit të lartë në Evropë, anëtarësimit në sistemin e Bolonjës dhe anëtarësimit në UNESCO. /Telegrafi/