Telegrafi

Revolucioni te Barcelona duhet të pres – coronavirusi ka bërë që disa marrëveshje të dështojnë

Barcelona kishte planifikuar që në verë të bënte një revolucion në skuadër, duke i larguar disa lojtarë – mirëpo këto plane duhet të presin.

Coronavirus ka futur në një krizë financiare të gjitha klubet botërore, derisa lojtarët kanë pranuar t’i përgjysmojnë pagat e tyre.

Nelson Semedo, Arthur Melo, Carles Alena, Junior Firpo, Samuel Umitit e Ousmane Dmebel pritej të largoheshin nga Camp Nou.

Nelson Semedo. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Mesfushori brazilian po kalon nëpër një formë të mirë dhe nuk ishte në listën e largimeve, mirëpo që do të shkëmbehej me Lautaro Martinezin.

Nga këto largime, Blaugranasit do të transferonin së paku tre lojtarë, por pandemia botërore u kanë ndryshuar planet atyre.

Tani, Barcelona duhet të pres për verën e vitit 2021 ose janarin, në mënyrë që t’i largojë këta lojtarë. /Telegrafi/