Lajmet më të mira në ditët e fundi në La Liga ka qenë shfaqja e disa futbollistëve nën moshën 20 vjeç, të cilët do të jenë yjet e ligës në të ardhmen.
Më i riu është Ansu Fati, 16 vjeç, me sulmuesin e Barcelonës që ka dalë nga askund dhe bëri përshtypje të menjëhershme te Blaugranat.
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) shpejt arriti ta sigurojë Fatin që ta përfaqësojë Spanjën, duke filluar nga U-17 në Kupën e Botës muajin tjetër.
Rodrygo Goes (18 vjeç) dhe Joao Felix (19) kanë treguar gjithashtu cilësinë e tyre, edhe pse tarifat e paguara për ta nga Real Madrid dhe Atletico Madrid, tregojnë shumë.
Vinicius Junior (19) gjithashtu shënoi golin e tij të parë për Los Blancos këtë sezon dhe vazhdon të tregojë potencialin e tij.
Martin Odegaard (20) është një tjetër lojtar që ka shkëlqyer në javët e para të sezonit 2019/20. Si huazim te Real Sociedad nga Real Madridi, ai është në rrugën e duhur për tu bërë lojtari siç mendohej.
Edhe Kang-in Lee shënoi golin e tij të parë në La Liga të mërkurën, ashtu si edhe Rodrygo.
Një tjetër nga shokët e skuadrës së Kang-in, Ferran Torres (19), është i vetmi kandidat spanjoll për çmimin Golden Boy dhe po ec në rrugën e duhur.
Janë edhe tre lojtarë të huaj, të cilët kanë treguar talentin e tyre, me Take Kubo (18) në huazim te Real Mallorca nga Real Madrid , Alexander Isak (20) në Real Sociedad dhe Samu Chukwueze (20) në Villarreal.
Jo çdo talenti i është dhënë hapësirë edhe për faktin që ata janë nominuar për çmimin Golden Boy: si Andriy Lunin (20) – Doreza e Artë e Kupës së Botës U-20, që është në huazim te Real Valladolid nga Real Madridi, dhe Jean-Clair Todibo (20) te Barcelona.
Emrat e lartpërmendur mund të jenë më të njohurit, por ka disa talentë të tjerë në La Liga nën moshën 20 vjeç që meritojnë të përmenden si: Fran Beltran ( Celta Vigo , 20), Mohamed Salisu ( Valladolid , 20), Pedro Porro ( Valladolid në huazim nga Manchester City , 20), Emerson ( Real Betis , 20), Diego Lainez ( Betis , 19), Bryan Gil ( Sevilla , 18), Ander Barrenetxea ( Real Sociedad , 18) dhe Manu Morlanes( Villarreal , 20). /Telegrafi/