Telegrafi

Revolucioni i Montellas te Milani, ja lojtarët që vijnë (Foto)

Me ardhjen e trajnerit të ri, Vincenzo Montella, Milani pritet të bëjë një revolucion sidomos në repartin e mesfushës.

Mediat italiane shkruajnë se Milan po interesohet për tre mesfushorë.

I pari në listë është belgu i Zenit Saint Petersburg, Axel Witsel, që po kërkohet nga shumë skuadra.

Më pas vijnë edhe polaku i Udineses, Piotr Zielinski dhe argjentinasi i Romës, Leandro Paredes.

 

Sipas ueb faqes Gianluca Di Marzio, Milan po mendon edhe për një ofertë për mesfushorin ofensivë të Romës, Adem Ljajic.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Ky i fundit luajti si tek Interi në formë huazimi, por nuk arriti t’i plotësoj pritshmërit.

Në ditët e para të Montellas në krye të Milanit pritet një reflektim për lëvizjet që do të kryejë gjatë këtij afati kalimtar. /Telegrafi/