Site icon Telegrafi

”Revolucioni Laraman” ngjyros Parlamentin dhe Ministrinë e Jashtme (Foto/Video)

”Revolucioni Laraman” i udhëhequr nga organizata joqeveritare dje ka vazhduar në Shkup për të kundërshtuar politikat e qeverisë dhe faljen e presidentit Ivanov, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me ngjyrë rozë është shkruajtur: “Nuk mund ta fshini Revulucionin Laraman” në bulevardin para Parlamentit. Gjithashtu, para parlamentit janë lëshuar edhe ”bombat” nga përgjimet telefonike.

Protest ka vazhduar edhe para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku as ky institucion nuk i shpëtoi ngjyrave të revolucionit.

Protesta qytetare e sotme është kundër zgjedhjeve një-partiake, që partia e Gruevskit OBRM-PDUKM do të shkojë e vetme në zgjedhjet më 5 qeshor./Telegrafi/

Exit mobile version