Site icon Telegrafi

“Revolucioni laraman” – mbi 5 mijë kallëzime penale ndaj aktivistëve të saj (Video)

Ismail Maliqit, aktivist i “Revolucionit laraman” muajve të fundit gati çdo ditë i kanë ardhur kallëzime penale nga ana e MPB-së që kanë të bëjnë me pjesëmarrjen e tij në protestat e vitit të kaluar. Ai në faqen e tij në facebook ka thënë se sot ka pranuar 2 kallëzime penale, dje 10 kallëzime, ndërsa gjatë muajve të fundit gjithsej ka pranuar mbi 100 kallëzime penale lidhur me hedhjen e ngjyrës ndaj institucioneve gjatë protestave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk harroi të ma uron ditëlindjen, vetëm sa më mbërritën edhe 10 padi penale për Revolucionin e Larmë.’’

Avokati i tij, Xvonko Davidoviq theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme nuk e respekton procedurën dhe se padia e Ismail Maliqit dhe të tjerëve nuk ka bazë pasi që shkelja nuk është kontatuar në vend-ngjarje dhe se protestat nuk kanë qenë të dhunshme, njofton TV21.

“Asnjëherë në kohëzgjatjen e revolucionit laraman, MPB nuk e ka përmbushur detyrën e saj dhe nuk ka konstatuar shkeljen në vend-ngjarje që do të thotë person i i uniformuar apo anëtar i MPB-së nuk ka konstatuar në vend-ngjarje shkeljen e bërë, d.m.th të ndaloj atë që ka hedhur ngjyrë, ta legjitimojë, ta identifikojë dhe të dorëzojë padi kundër atij, kjo nuk ka ndodhur. Ishin të dorëzuara padi kundër njerëzve që ishin të legjitimuar pas mbarimit të revolucionit të larmë në protestën atë ditë, diku në rrugë apo në park por ajo nuk tregon se shkelja është konstatuar në vend-ngjarje ashtu siç e kërkon ligji’’, u shpreh Xvonko Davidoviq, avokat.

“Ndaj pjesëmarrësve në protestat e organizuara nga Revolucioni i Larmë janë dorëzuar rreth 5 mijë padi penale”, thotë avokati Davidoviq.

Sipas tij, dënimet për personat që kanë marrë padi penale nga ana e MPB-së janë nga 500 euro.

Avokati mbrojtës i aktivistëve të “Revolucionit Laraman” thotë se MPB në protestat pas zgjedhjeve të organizuara para KSHZ nuk ngriti asnjë kallëzim penal, edhe pse sipas tij, pati ndezje të zjarrit, dëme dhe sjellje e pahijshme e protestuesve.

Protestat e “Revolucionit Laraman” filluan nga prilli i vitit të kaluar, ku protestuesit hedhnin ngjyrë ndaj institucioneve qeveritare. Motoja e protestave të tyre ishte në mbrojtje të Prokurorisë Speciale dhe kundër qeverisjes së kaluar. Aktivistë të kësaj lëvizje qytetare tanimë janë pjesë e përbërjes së re parlamentare, pasi që u përfshin në listat e deputetëve të koalicionit “Për jetë në Maqedoni”./Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=BLIxv74vrP8

Exit mobile version