Në protestat e mbrëmshme të ”Revolucionit Laraman” u demonstrua kundër vendimit për falje, kurse qytetarët nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) u drejtuan kah rezidenca e kryetarit Gjorge Ivanov, duke porositur se nuk e pranojnë ”fikus-faljen”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Agjencia META bën të ditur se protestuesit e zbuluan, siç thanë, ”përmendoren e Gjorges” dhe i hodhën ngjyrë, ndërkaq një demonstrues me maskë të Anonymus, dogji disa fotografi të kryetarit Ivanov.
Para protestuesve ka folur analisti, Ramadan Ramadani, i cili porositi se qytetarët nuk e pranojnë Ivanovin për kryetar, pasi që është i zgjedhur në mënyrë jolegjitime, duke kërkuar kështu dorëheqjen e tij.
Në Strumicë, policia ndaloi një incident në mes të qytetarëve që protestonin dhe një pjesëtari të policisë që bënte inçizimin e protestës.
Nga ana tjetër, edhe LQMM-ja protestoi në disa qytete, si në Strugë, Resnjë, Veles, Manastir e Tetovë, duke kërkuar përfundimin e krizës politike sa më shpejtë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme të 5 qershorit./Telegrafi/
Демонстрантите се движат кон резиденцијата на претседателот Иванов на Водно #Протестирам #ШаренатаРеволуција pic.twitter.com/TaZBU7LmX4
— META.mk (@meta_agency) May 11, 2016