Në Tetovë për momentin po mbahen protesta kundër vendimit të presidentit Ivanov dhe për krizën politike në vend. Protesta organizohet nga 8 organizata qytetare lokale. Protesta do të mbahen para Gjykatës Themelore Tetovë njofton Telegrafi Maqedoni.
Telegrafi Maqedoni është me protestuesit dhe do të ju informoj nga vendi i ngjarjes, minut pas minute. Me video live dhe me fotografi. /Telegrafi/
19:00 Ka filluar protesta e paralajmeruar në Tetovë para Gjykatës Themelore-Tetovë. Për momentin para Gjykatës edhe pse kanë filluar të mblidhen njerëz por, më shumë shihen policë.
19:04 “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”,”Dorëheqje”, janë thirrjet që brohorasin protestuesit para objektit të Gjykatës.
19.14 ‘Ktheni paratë’, ‘Ju jeni budalla’, ‘Loja mbaroi kusherinj, Gruevski-Mihajllokov’, janë mbishkrimet në plaketat e protestuesve. Para Gjykatës sa vijnë e shtohen njerëz. Mendohet se ka qindra njerëz.
19.20 Si duket protestës nuk u janë bashkangjitur vetëm qytetarë të thjeshtë por edhe artistë nga vendi. ‘Duam gjykatë normale, speciale i kemi çe 50 vjet’.
19.29 Nga burime të Telegrafi Maqedoni, protesta e sotme nuk është duke u mbajtur vetëm nga shqiptarët. Ajo përkrahet nga maqedonasit, komuniteti rom dhe turk.
19:34 Protestuesit në Tetovë, e kanë gjuajtur me vezë objektin e Gjykatës në shenjë revolte. Poashtu protestuesit momentalisht drejtohen kah zyra e kryetarit Ivanov për të shprehur revoltën në lidhje me vendimet e tij për falje të politkanëve të caktuar në pushtet dhe dorëheqjen e tij nga funksioni i kryetarit.
19:44 Protestuesit në këtë moment janë duke brohoritur në mbrojtje të Prokurores shqiptare në PSP dhe Lençe Ristevska.
19:50 Marshi protestues nga Gjykata Themelore e Tetovës ka ecur drejt zyrës së kryetarit Ivanov. Poashtu para zyrës së Ivanov vërehet një numër i madhë i policëve. Protestuesit nuk lejohen nga policia të afrohen te zyra e kryetarit Ivanov. Protestuesit në shenjë pakënaqësie i dhanë karton të ‘kuq’ kryetarit Ivanov.
20: 10 Mbaroi protesta në Tetovë qetë dhe pa incidente. Organizatorët e protestës paralajmëruan javën e ardhshme protesta të reja.