Telegrafi

Revolucioni kinez te Interi, a është ky formacioni i titullit? (Foto)

Pas blerjes së shumicës së aksioneve nga kinezët e Suning Commerce Group, skuadra e Interit do të ketë krejt tjetër fytyrë në sezonin e ardhshëm.

Në formacionin e ri të Interit për sezonin 2016\17 do të ketë shumë prurje të reja, ku vetëm pesë nga futbollistët aktual pritet ta kenë vendin e sigurt në formacionin bazë.

Sipas portalit Goal.com, zikaltrit do t’i afrojnë në radhët e tyre hiç më pak së edhe gjashtë futbollistë të rinj, ku dy nga ta janë nga Seria A, dy të tjerë nga Liga Premier dhe një nga La Liga e Ligue 1.

Salvatore Sirigu nga PSG, Stephan Lichsteiner nga Juventus, Lucas Digne nga Roma, Yaya Toure e Samir Nasri nga Manchester City dhe Ever Banega, i cili tani veçse ka arritur nga Sevilla me parametra zero priten të jenë pjesë e formacionit të Interit për sezonin tjetër.

Një tjetër futbollistë që është ofruar me parametra zero është edhe turku Caner Erkin nga Fenerbahce.  /Telegrafi/