Telegrafi

Revolucion te Arsenali: Mustafi në mesin e lojtarëve që do largohen

Arsenal është duke u përgatitur që të bëjë një revolucion në skuadër.

Skuadra londineze do t’i largojë disa lojtarë, pas përfundimit të këtij sezoni.

Londinezët e ka edhe një shans që të futet në Ligën e Kampionëve, pasi aktualisht është shumë afër kalimit në finale të Ligës së Evropës.

‘Topçinjtë’ duhet ta fitojnë garën e dytë më të madhe në Evropë për klube, nëse duan të kualifikohen direkt në garën më të madhe në kontinentin e vjetër.

Shkodran Mustafi gjatë një ndeshje me Arsenalin (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Sipas Goal.com, Gunnersat janë duke menduar t’i largojnë disa lojtarë, gjersa Peter Cech ka paralajmëruar pensionimin, ndërsa Danny Welbeck ka kontratë deri në qershor.

Nga skuadra priten të largohen edhe Shkodran Mustafi, Henrikh Mkhitaryan, Mohamed Elneny, Carl Jenkinson, Emiliano Martinez, Calum Chambers, ndoshta edhe Mesut Olzil.

Arsenal aktualisht është në vendin e pestë në Ligën Premier, gjersa shpreson që të kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe t’i bëjë disa transferime në verë. /Telegrafi/