Reperi i njohur Majk ka qenë disa herë temë e mediave për shkak të ngjarjeve në jetën e tij private.
Ai u përfol një kohë të gjatë për lidhjen me Majlinda Zekën, e cila aktualisht është shtatzënë dhe Majku mendohet se është babai i fëmijës.
Por, reperi për asnjë moment nuk ka shprehur dëshirën që të prononcohet rreth këtyre temave në media.
Ndërsa dje (e mërkurë) ka qarkulluar një lajm në dia prej mediave vendore kinse Majk u rrëfyer për herë të parë mbi shtatzaninë e ish-të dashurës, gjë që doli të jetë i pavërtetë.
Ka qen vet reperi ai i cili ka reaguar sot (e enjte) me një status në rrjetin social Instagram, në të cilin shkruan dhe sqaron se nuk ndjen detyrime t’i jap llogari për jetën private askujt e as nuk ka ndër mend ta bëjë.
“Pom vjen keq per tgjtha portalet edhe mediat , qe asniher skeni me mujt me deportu aq felll njeten tem private , kush jeni ju mi ju dhon un llogari juve per jeten tem private ? kush jeni mem gjyku ? asniher skom fol nlidhje me ket tem , as asniher skeni mem ni tu fol per jeten tem private ,jeta jem met jeta jem, i di un punt e mia , skeni nevoj mi dit ju , per juve mjafton muzika jem , qaq ✌?nese osht dikush qe munet mem gjyku, osht ai nalt ZOTI” (sic.), shkruan Majk në Instagram. /Telegrafi/