Site icon Telegrafi

Revoltohet Don Arbas: “Estrada” është kanceri i muzikës në Kosovë

Foto: IamDonArbas/Instagram

Producenti i njohur Don Arbas vazhdon të jetë produktiv në studion e tij, duke punuar këngë për artistë të ndryshëm.

Ai e ka filluar karrierën në moshë shumë të re, dhe është kompozitori i të gjitha këngëve të motrës së saj, Arta Bajramit.

Mirëpo viteve të fundit, duket se producenti Don Arbas është shumë i revoltuar me anti-vlerat dhe pseudo-artistët e estradës, gjë të cilën e ka shprehur edhe përmes rrjeteve sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në një status të publikuar në InstaStory, ai ka shkruar: Estrada është kanceri i muzikës në Kosovë”.

Foto: Don Arbas/InstaStory

ashtu si shumë të tjerë, edhe Don Arbas mendon që në tregun e muzikës duhet të ketë një hirearki dhe ndarje mes atyre që vërtetë bëjnë muzikë, dhe të atyre që janë vetëm komercialë.

Jo pak herë, producenti është shprehur i revoltuar lidhur me ngjarje të tilla në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version