Gjykata Evropiane e Revizorit vlerëson se ndihma e Bashkimit Evropian që e jep për Maqedoninë për të forcuar kapacitetet administrative nuk ka dhënë rezultatin e pritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas revizorit evropian, ky rezultat vjen për shkak të mungesës së vullnetit politik të pushtetit në Maqedoni. Revizori vlerëson se pushteti në këtë vend nuk arriti që t’i shfrytëzojë IPA fondet për përparim në sfera kyçe, siç është lufta kundër korrupsionit dhe prokurimet publike.
Vetëm përmes IPA fondeve, Maqedonia ka marrë 615 milionë euro nga viti 2007 e deri në vitin 2013. Kurse nga 2014 e deri në vitin 2020 me 664 milionë euro tjera./Telegrafi/