Site icon Telegrafi

Revista sllovene i kërkon falje Melanias për pohimet se ka punuar si ‘femër eskortë’

WASHINGTON, DC - NOVEMBER 21: U.S. first lady Melania Trump waves goodbye as she and her son, Barron Trump leave following the pardoning ceremony of the National Thanksgiving Turkey in the Rose Garden at the White House November 21, 2017 in Washington, DC. Following the presidential pardon, the 40-pound White Holland breed which was raised by Wittenburg in Minnesota, will then reside at his new home, 'Gobbler's Rest,' at Virginia Tech. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Revista sllovene Suzy i ka bërë kërkimfalje publike Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, pasi kishte raportuar se ajo ka punuar si një ‘femër eskortë’ (prostitutë) gjatë kohës sa është marrë me manekinizëm.

Në një artikull të publikuar në botimin e muajit gusht të vitit 2016, është thënë se Melania në të kaluarën ka punuar për një agjenci mode, e cila ka ofruar edhe shërbime ‘eskortë’ për personazhet elitarë.

(Foto: Getty Images)

“Teksti është kuptuar sikur Melania Trump të ketë punuar si eskortë. Nuk kemi dëshmi për këtë, prandaj kërkojmë falje”.

“Nuk ka qenë qëllimi ynë që ta lëndojmë ose ofendojmë zonjën Trump”, ka shkruar mes tjerash në kërkimfaljen e publikuar nga revista.

(Foto: Getty Images)

Melania ka ngritur edhe padi kundër revistës në fjalë përmes një avokati slloven.

(Foto: Getty Images)

E lindur si Melanija Knavs, 47-vjeçarja është Zonja e Parë e SHBA-ve dhe gruaja e tretë e presidentit të 45-të amerikan, Donald Trump.

Lexo po ashtu “Daily Mail” do t’i paguajë dëmshpërblim Melanie Trumpit

Ajo ka lindur në Novo Mesto të Sllovenisë dhe është rritur në Sevnica. Si e re ka punuar për agjenci mode në Milano dhe Paris, ndërsa në vitin 1996 u vendos në New York.

(Foto: Getty Images)

Me Trumpin u njoftua në vitin 1988. Ata u martuan në vitin 2005, ndërsa një vit më pas ajo u bë shtetase e SHBA-ve. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)
Exit mobile version