Revista Forbes, e njohur për ‘Listën e miliarderëve të botës’ për herë të parë ka publikuar listën e njerëzve më të pasur të kriptovalutave.
Qëllimi i publikimit të një liste të tillë, sipas redaktorit të Forbes, Randall Lane, është që të “Tregojë një pasqyrë të momentit, e nevojshme për transparencë, për ta ndarë kriptovalutën nga origjina e saj si monedhë e preferuar e tregtarëve të drogës si pjesë legjitime e pasurive”, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, hartimi i një liste të miliarderëve tradicionalë në botë është një detyrë relativisht e lehtë, llogaritja e saktë e sasisë së pasurisë së manjatëve të kriptovalutave është më e vështirë.
Në vend të numrave statikë, vlerat neto të njerëzve që janë listuar në Forbes është e bazuar në zotërimet e kriptovalutave, fitimet e pas tatimeve dhe aksionet në biznese që janë të lidhura me kriptovalutat.
Forbes pranon se ata kanë mundur ta lënë dikë jashtë listës dhe se vlerësimet e tyre mund të janë të fryra.
Lista përmban 19 njerëz dhe më poshtë mund t’i gjeni emrat e tyre. /Telegrafi/