Telegrafi

Revista Forbes për herë të dhjetë me radhë shpall Angela Merkelin, si gruan më të fuqishme në botë

Revista Forbes edhe këtë vit ka zbuluar emrat e grave më të fuqishme në botë, ku për herë të 10-të në vend të parë është renditur kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në anën tjetër, Christine Lagarde, kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, ka arritur të ruaj pozitën e dytë, e pasuar nga zëvendëspresidentja e re amerikane Kamala Harris, që po konsiderohet si femrat e parë me ngjyrë që mban këtë post, transmeton Telegrafi.

“Lideret e listës së 100 grave më të pushtetshme në botë e revistës Forbes, luajnë rol tejet të rëndësishëm në të përcaktuarit e asaj se si do të duket bota pas pandemisë. Fuqia e tyre kalon përtej fushave ekonomike dhe politike, për të transformuar industrinë dhe për të zgjidhur çështjet më urgjente shoqërore. Fuqia e tyre për të na çuar përpara, nuk ka qenë kurrë më e nevojshme”, është thënë në deklaratën e revistës që ka renditur emrat. /Telegrafi/