Site icon Telegrafi

Revista e famshme e biznesit “BW Businessworld” zgjedh Rita Orën si ‘gruan më influencuese të vitit në biznes’

Foto: Rita Ora/Instagram

Sukseset e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, nuk kanë të ndalur.

Karriera dhe të arriturat e saj në muzikë dhe biznes, kanë rënë së fundmi edhe në syrin  një prej revistave të biznesit më me renome në botë.

Ka qenë revista “BW Businessworld” në Indi, e cila e ka shpallur at si “gruan më influencuese të vitit në biznes’.

Foto: Rita Ora/Instagram

“BW Businessworld” i ka dedikuar një kopertinë artistes shqiptare në një nga botimet e saj, ku shkruan: “Muzika në veshët tuaj
Industria e muzikës përqafoi teknologjinë për të kapërcyer COVID-19”.

E lumtur nga ky sukses, 30-vjeçarja ndau me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi të kopertinës, duke u ndjerë më se e nderuar për këtë vlerësim.

Foto: Rita Ora/InstaStory

“‘BW Businessworld’, faleminderit India! Gruaja më influencuese e vitit në biznes”, ka shkruar këngëtarja Ora në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Exit mobile version