Telegrafi

Revista Closer do t’i paguajë dëmshpërblim Kate Middletonit për publikimin e fotografive private

Një gjykatë franceze e ka gjobitur revistën Closer me 100.000 euro, gjysmën e të cilave do t’ia paguajë dëmshpërblim dukeshës së Cambridge, Kate Middleton.

Kjo gjobë është vendosur për shkak të publikimit të fotografive, në të cilat gruaja e princit William shfaqej e zhveshur në pjesën e sipërme.

Lexo po ashtu Kate Middleton është shtatzënë, pret fëmijën e tretë

Fotografitë janë publikuar në shtatorin e vitit 2012 gjatë kohës kur ajo ishte në pushime me bashkëshortin e saj.

Gjykata ka vendosur se publikimi i fotografive ishte shkelje e privatësisë së çiftit mbretëror.

Gjoba prej 100.000 eurosh është më e madhja që ekziston në ligjet franceze për një rast të këtillë.

Middleton do të marrë gjysmën e parave nga gjoba (50.000) që është shumë më pak se shuma e kërkuar nga avokatët e saj, 1.6 milion euro. /Telegrafi/