Një gjykatë franceze e ka gjobitur revistën Closer me 100.000 euro, gjysmën e të cilave do t’ia paguajë dëmshpërblim dukeshës së Cambridge, Kate Middleton.
Kjo gjobë është vendosur për shkak të publikimit të fotografive, në të cilat gruaja e princit William shfaqej e zhveshur në pjesën e sipërme.
Fotografitë janë publikuar në shtatorin e vitit 2012 gjatë kohës kur ajo ishte në pushime me bashkëshortin e saj.
Gjykata ka vendosur se publikimi i fotografive ishte shkelje e privatësisë së çiftit mbretëror.
Gjoba prej 100.000 eurosh është më e madhja që ekziston në ligjet franceze për një rast të këtillë.
Middleton do të marrë gjysmën e parave nga gjoba (50.000) që është shumë më pak se shuma e kërkuar nga avokatët e saj, 1.6 milion euro. /Telegrafi/