Site icon Telegrafi

Reuters: Partitë në Kosovë nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur për krijimin e qeverisë

Dy partitë më të mëdha në Kosovë kanë arritur marrëveshjen për krijimin e një qeverie të re pas gati katër muajve nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, që erdhën për shkak të dorëheqjes së kryeministrit të kaluar.

Siç shkruan Reuters, përcjell Telegrafi, Albin Kurti, lideri 44-vjeçar i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se do të bëhet kryeministër sipas marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe do të punoj me grupet e tjera.

“Ne e kemi nënshkruar marrëveshjen”, tha Kurti gjatë një konference të përbashkët për gazetarë me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Marrëveshja do të votohet të hënën në kuvend, ku koalicioni i ri i ka 77 nga gjithsej 120 ulëse dhe do të përfshihen edhe gjashtë grupe që i përfaqësojnë serbët, turqit, boshnjakët dhe pakicat e tjera kombëtare.

Kjo agjenci thotë se njëra ndër sfidat më të mëdha për qeverinë e re do të jetë arritja e marrëveshjes me Serbinë, e cila vazhdimisht ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version