Telegrafi

“Reuters”: Franca ka bërë gabim “historik”

Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian të shqetësuar për shkak Kinës dhe ndikimin në rritje të Rusisë në Ballkan e kanë akuzuar Francën që ka bërë një “gabim historik” në refuzimin për të aprovuar fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe katër shtetet e Ballkanit – Bosnja, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia – janë përpjekur të hyjnë në bashkimin më të madh tregtar, pas luftërave etnike në vitet 1990 që çuan në shpërbërjen e Jugosllavisë, komentoi “Reuters”.

Megjithatë edhe pse 28 vendet anëtare shohin anëtarësimin e pashmangshëm të Ballkanit në BE, Presidenti francez Emmanuel Macron ka bllokuar fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në një debat gjashtë orësh të Samitit të BE-së./Telegrafi/