Site icon Telegrafi

Reuters: Eleganti dhe gjaknxehti Xhaka – mes dy kombeve

Mesfushori zviceran, Granit Xhaka dallohet për inteligjencën e tij, teknikën dhe shpërndarjen e shkëlqyer, por si një lojtar i tillë elegant ai gjithashtu ka një damar të paqëndrueshëm.

Xhaka është ndëshkuar tre herë me karton të kuq për Borussia Moenchengladbach në Bundesliga këtë sezon, pesë herë në përgjithësi, dhe është vetëm 23 vjeç, shkruan Reuters.

Kritikët thonë se ai provokohet shumë lehtë dhe theksojnë se ai duhet t’u shmanget telasheve nëse dëshiron që Zvicra të kalojë raundin e parë të Kampionatit Evropian. Vetë lojtari beson se kundërshtarët marrin urdhra nga menaxherët që qëllimisht ta provokojnë atë.

I lindur në Kosovë në një familje shqiptare, Xhaka është krahasuar me Bastian Schweinsteigerin e Gjermanisë nga trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, për mënyrën se si ai e menaxhon mesfushën zvicerane. Ai vazhdon të jetë lojtari i tyre kyç, transmeton Koha.net.

I ashtuquajtur “Einsteini i Vogël” për shkak të interesimit të tij në shkencë, Xhaka fillimisht mendoi të luante për Shqipërinë por tha se u shmang nga federata e futbollit të atij vendi.

Zvicrën dhe Shqipërinë shorti i ka vënë në të njëjtin grup dhe Xhaka pritet që të paraqitet kundër vëllait të tij Taulantit në ndeshjen e tyre të parë.

Xhaka haptazi ka përkrahur fushatën e suksesshme të Kosovës që t’i lejohet të luajë ndeshje ndërkombëtare dhe ka thënë se do të merr në konsideratë ndërrimin e kombëtares.

Exit mobile version