Telegrafi

Retrospektivë: Çiljeta Xhilaga në moshën 15 vjeçare, atëherë kur konkurronte në “Miss Shqipëria” (Foto)

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga e ka filluar shumë e re karierën e saj, por jo vetëm si këngëtare.

Përpara se të fillonte rrugëtimin e saj në muzikë, Çiljeta është marrë me modeling, madje në kohën e adoleshencës kishte konkurruar në “Miss Shqipëria”.

Ajo ka hapur së fundmi arkivat për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke publikuar një fotografi e cila tregon se si dukej këngëtarja në moshën 15 vjeçare.

Në mbishkrimin e fotografisë, Xhilaga tregon se në atë kohë i kishte flokët e palyera si dhe vetullat e pa hequra.

Megjithatë, në shumë elemente të fytyrës Çiljeta nuk duket se ka ndryshuar edhe aq shumë. /Telegrafi/