Site icon Telegrafi

Restoranti bëhet vatër e re evropiane e Omicronit, pas darkës në Norvegji raportohen 120 raste të infeksionit

Rreth 120 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, pasi që ishin brenda një restoranti në Norvegji ku është mbajtur një event – duke u bërë kështu vatër e infeksionit, raporton televizioni NRK – duke shtuar se dyshohet se gjysma e rasteve janë me variantin e ri të coronavirusit i njohur si Omicron.

Instituti norvegjez për Shëndetësi (FHI), ka konfirmuar 13 raste të Omicronit pas darkës së shumëpërfolur, transmeton Telegrafi.

Nga 120 persona sa ishin në total në restorant, 70 prej tyre kanë marrë pjesë në event. Dy vizitorë së fundmi ishin në Afrikën e Jugut.

Ndërkaq 45 nga 50 persona tjerë kishin vizituar restorantin po të njëjtën ditë. Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithëve që vizituan lokalin pas 26 nëntorit, që të lajmërohen te organet kompetente.

Sipas të dhënave të FHI-së, nga e shtuna, në Norvegji janë raportuar 19 raste me variantin Omicron, përfshirë katër persona që së fundmi kishin ardhur nga Afrika e Jugut. /Telegrafi/

Exit mobile version