Puna e restaurimit ka filluar në qilimin më të madh në Pallatin Dolmabahçe të Stambollit, i cili dikur ishte rezidenca e princave të kurorës gjatë epokës së fundit të Perandorisë Osmane.
Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, qilima 124 metra katrorë Hereke po riparohet me përpikmëri nga tetë ekspertë në punëtorinë e Rezidencës Yıldız Şale.
Qilima 119-vjeçar zbukuron dyshemenë e Sallës së Madhe Ceremoniale (Muayede) të pallatit, ku mbaheshin ceremonitë zyrtare gjatë periudhës Osmane.
Ai thuhet se është “thurur” në Fabrikën Perandorake Hereke (Hereke Fabrika-i Hümayunu) në vitin 1902 gjatë sundimit të Sulltanit Osman Abdülhamid II.
Mustafa Köksal, i cili është përgjegjës i Punëtorisë së Qilimave të Rezidencës Yıldız Şale, ka dhënë detaje në lidhje me qilimin.
“Është një qilim që ka dëshmuar 119 vjet histori. Pesha e tij është afër një ton. Disa pjesë të saj janë dëmtuar për shkak të diellit. Ne kemi filluar të punojmë në të katër muaj më parë dhe planifikojmë të përfundojmë në restaurimin e tij në tetë muaj gjithsej. Ne kemi përfunduar 50% të riparimit. Pas përfundimit të riparimeve dhe kryerjes së ekzaminimit, ne do ta kthejmë atë në vendin e tij”. /Telegrafi/