Telegrafi

Restaurohet kisha e Shën Triadhës në Korçë, ndërtuar nga Muzakajt në 1470

Ekipi i mirëmbajtjes së Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore (DRTK) në Korçë ka qëndruar për disa ditë në fshatin Tudas, ku ka realizuar ndërhyrjen restauruese emergjente në çatinë e kishës së Shën Triadhës.

Kisha e Muzakajve e pozicionuar në anën veriore, rrëzë shkëmbit “Tudas”, me vlera historike dhe arkitektonike, shënon kulmin më të lartë malor të ekzekutimit të tipologjise bizantine ndërtuar nga Kirana Muzaka në vitin 1470.

Çatia prej kohësh ka shfaqur problematike dhe depërtim të lagështisë në brendësi të kishës.

Në këtë fazë të ndërhyjes është restauruar dhe plotësuar me rrasa guri e gjithë sipërfaqja e çatisë, sipas tipologjisë tradicionale të kishës.

DRTK Korçë i ka shprehur mirënjohjen komunitetit të zones, i cili ka bashkëpunuar dhe ka mirëpritur specialistët e DRTKK. /Telegrafi/