Site icon Telegrafi

Restaurimi i veturës së presidentit historik Ibrahim Rugova, fotografi nga ekspozimi para bustit të tij

Sot janë bërë 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. 

Në orët e mëngjesit, presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe përfaqësues të korit diplomatik në vend kanë bërë homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova në 19-vjetorin e vdekjes.

Osmani në një deklaratë për media tha se presidenti Rugova ishte largpamës, politikan i jashtëzakonshëm që politikës i solli dimensionin human të saj, që i mungonte.

E në mesditë, para Kuvendit të Kosovës, para bustit të presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova është ekspozuar vetura me të cilën udhëtonte.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe Elez Nikçi, ish-truproja e presidentit Rugova. /Telegrafi/

 

Exit mobile version