Site icon Telegrafi

Respektimi, dashuria, mirëkuptimi e bëjnë të veçantë ditën e sotme

profimedia0

Edhe pse besojmë që dhurata u bëni damave tuaja gjatë tërë vitit, megjithatë 8 Marsi është dita kur të gjitha ato duhet të ndihen të veçanta

Është traditë që, më 8 Mars, apo siç quhet edhe Dita e Grave, meshkujt vërshojnë gjininë e bukur me kujdes dhe dhurata.  Por, si të zgjidhni dhuratën e duhur?

1. Mashkulli duhet patjetër të jetë i bindur që kjo ditë është edhe ditë e tij dhe atëherë çdo gjë do të jetë më lehtë, ndërkaq imagjinata juaj dhe sharmi do të arrijnë shkëlqimin e plotë.

2. Secila femër pret që këtë ditë ta kujtoni madje edhe nëse ju thotë që kjo nuk do t’i jetë aq e rëndësishme.

3. Mos zgjidhni dhuratën momentin e fundit.

4. Mos u bëni stereotip.

5. Dhurata për 8 Mars nuk është e thënë patjetër të jetë e shtrenjtë.

6. Ky nuk është obligim të cilin duhet ta injoroni.

7. Përgatisni një darkë të përbashkët romantike në shtëpi, me shishe vere dhe muzikë romantike.

8. As rastësisht mos u shtirni. Dita e Grave është edhe në festën tuaj të cilën do ta kaloni duke festuar me koleget, në të cilën për mrekulli argëtoheni në shoqëri të meshkujve, –  transmeton Telegrafi.

9. Duhet të dini që ekzistojnë dhuratat personale për: nëna, gjyshe, vajza, motra, bashkëshorte, të dashura, mike të cilat me kujdes zgjidhen veç e veç për secilën damë.

10. As rastësisht mos e shndërroni Ditën e Grave në festë tuajën të cilën do ta kaloni duke festuar me koleget, por në të cilën do të argëtoheni për mrekulli në shoqëri të meshkujve.

Lexo po ashtu Po ju propozojmë se çka t’i dhuroni së dashurës

Me elegancë dhe stil

Duhet të dini që ekzistojnë dhuratat personale për: nëna, gjyshe, vajza, motra, bashkëshorte, të dashura, mike të cilat zgjidhen me kujdes veç e veç për secilën damë.

Kur është fjala për bashkëshorten apo të dashurën, mund të vendosni për dhuratë intime, siç janë veshjet e brendshme kualitative. Medaljoni me datën e kurorëzimit apo të takimit të parë di t’i lërë pa frymë.

Për miken mund të zgjidhni ndonjë cikërrimë në harmoni me interesimet apo pasionet e saj.

Femra e cila dëshiron të kalojë vikendin në alpinizëm, skijim apo në palestër do të jetë shumë e kënaqur me ndonjë cikërrimë nga arsenali i pasur i pajisjeve sportive.

Dhuratës për nënën kushtoni kujdes të veçantë. Mos i blini as rastësisht enë kuzhine, madje as ato më të shtrenjta por as vazot famëkëqija të luleve.

Kategoria e dytë e dhuratave u është dedikuar kolegeve. Për këto dhurata nuk ju duhet edhe aq shumë imagjinatë, një lule apo një çokollatë është plotësisht e mjaftueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version