Telegrafi

Resorti luksoz ku do të akomodohet kombëtarja shqiptare (Foto)

Franca do të mirëpresë 24 ekipe kombëtare që do të jenë pjesëmarrëse. Gjatë përgatitjes dhe fazës në grupe që do të nisë më 10 qershor, lojtarët e kombëtareve do të jenë të akomoduar në restorte luksoze.

Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur një hotel me pesë yje të quajtur “Agapa in Perros Guires” që ndodhet në veriperëndim të Francës.

Ekipi i Gianni De Biasi-t që bën pjesë në Grupin A bashkë me Francën, Rumaninë dhe Zvicrën, do të pushojnë në një hotel elegant gjatë pjesëmarrjes në kampionat.

Hoteli ka të paktën 45 dhoma, përfshirë dy dhoma suitë si dhe një tjetër që ka dhe tarracë. “Daily Mail” shkruan se një natë në këtë hotel kushton 190 paund.

Sa i takon pjesës stërvitore, kuqezinjtë do të kryejnë një gjë të tillë në stadiumin “Stade Jean-Yves Le Jannou.

Shqipëria (Perros-Guirec)

Vendi i stërvitjes: Stade Jean-Yves Le Jannou

Hoteli: Hotel Agapa

Çmimi për një natë: 190 funte