Katër turistë gjermanë janë shpëtuar ditën e sotme nga forcat e rendit, forcat zjarrfikëse dhe stafi i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura i Përmetit, pasi kishin mbetur të bllokuar në kanionet e Langaricës.
Kanioni ishte mbushur papritur me ujë nga reshjet e shiut, duke arritur një nivel që i pamundësonte atyre kthimin nga ekskursioni.
Pas kontrollit në zonën me reliev të vështirë, skuadra e shpëtimit ka shfrytëzuar edhe mjetet e Federatës Shqiptare të Rafting, duke iu afruar turistëve dhe duke bërë të mundur shpëtimin e tyre.
Sipas burimeve, katër turistët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore./A2 CNN