Reshjet e shumta gjatë orëve të fundit në Pejë, kanë shkaktuar vërshime në disa rrugë të këtij qyteti.
Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet se si rrugët e këtij qyteti janë shndërruar në “lumenj”.
Pamjet në vijim janë pranë Mullirit të Haxhi Zekës në qytet, në lagjen “Rrokaqielli”, ku uji ka depërtuar edhe brenda në ndërtesat e Solidaritetit.
Ndryshe, sipas parashikimit Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mot jo stabil me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh mbi vendin tonë do të mbaje edhe gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/