Site icon Telegrafi

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime në Hajvali

Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë mëngjesin e së martës kanë shkaktuar disa vërshime në Hajvali të Prishtinës.

Disa kompani në Hajvali janë dëmtuar, ndërsa deri tani nuk ka pasur asnjë intervenim nga Komuna e Prishtinës. Kështu ka thënë për Telegrafin, Valon Fetahu, pronar i “Green Steam”.

Ai ka thënë se që nga ora 08:00 kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës dhe Policia e Kosovës që të ketë ndonjë ndërhyrje, por që deri tani nuk ka ndërhyrë askush.

Fetahu pohoi se këto vërshime kanë ndodhur edhe për shkak të një problem me kanalizim që ka pasur kjo pjesë.

“Ka vërshime prej orës 08:00, askush ende nuk ka ardhur, uji ka hy brenda kemi dëme të mëdha, nuk jemi duke punuar, ka dëme edhe në pajisje. Që disa ditë një kompani private e ka marrë tenderin për të rregulluar shtratin e kanalizimit, por nuk e ka rregulluar ende edhe shiu që ka rënë sot ka bërë dëme”, tha Fetahu.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se reshjet do të vazhdojnë gjatë tërë ditës së sotme por edhe mëngjesin ditës së mërkurë./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version