Reshjet e shiut që kanë filluar të bien gjatë ditës së sotme, kanë nisur të shkaktojnë shumë probleme në disa komuna.
Në qytetin e Pejës, disa rrugë dhe lokale rrezikohen nga përmbytjet si pasojë e sasisë së madhe të ujit.
Në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, qytetarët shihen duke bërë përpjekje që të parandalojnë depërtimin e ujit nga kanali i hapur.
Situatë e rënduar paraqitet edhe në qendrën e qytetit të Pejës.
Lidhur me situatën drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi ka thënë për Telegrafin se situata momentalisht është e menagjueshme.
“Situata është e menagjueshme për momentin. Shpresojmë që reshjet e shiut të ndalen”, ka thënë Gashi.
Vërshimet janë paralajmëruar edhe nga Instituti Hidrometeorologjik Kosovës.
IHMK bëri të ditur se disa zona të Dukagjinit mund të preken më së shumti nga vërshimet. /Telegrafi/