Site icon Telegrafi

Reshjet e shiut që nuk ndaluar për dy ditë në Brazil, shkaktuan vërshime dhe rrëshqitje dheu

Së paku 30 njerëz e kanë gjetur vdekje në juglindje të Brazilit, pas reshjeve të dendura të shiut që nuk ndaluan për dy ditë.

Kjo tragjedi natyrore, vjen një vit pasi në të njëjtin regjion ishte shembur një digë shkaku i fryerjes nga ujërat e shiut, që la të vdekur 300 persona, transmeton Telegrafi.

Autoritetet kanë bërë të ditur, se 30 njerëz kanë vdekur si pasojë e vërshimeve, ndërsa 17 civilë janë ende në kërkim, sepse janë të zhdukur.

Rreth 2,400 banorë të Minas Gerais, është dashur të evakuohen, për shkak se rreshjet e mëdha, iu kishin dëmtuar pronat dhe nuk kishin ku të qëndronin.

Vdekjet u raportuan në Belo Horizonte, kryeqyteti i shtetit dhe qyteti më i madh, ku u vendos një rekord i ri për sasinë më të madhe të reshjeve në një periudhë prej 24 orësh.

Deutsche Welle raporton se ka pasur edhe shumë rrëshqitje dheu si pasojë e vërshimeve nga ujërat, ndërsa njësitet për shpëtim po bëjnë kërkime për të shpëtuar personat e ngujuar.

Zyrtarët shtetërorë, do të bëjnë një fluturim me helikopter mbi zonat e goditura nga vërshimet, për të llogaritur dëmet e shkaktuara. /Telegrafi/

Exit mobile version