Site icon Telegrafi

Reshjet e shiut nuk kanë të ndalur, ja statistikat e shiut nëpër qytete të Maqedonisë

Enti Hidro-Meteorologjik (EHM) bën të ditur se edhe gjatë natës së mbrëmshme ka patur të reshura të dendura të shiut në rajonin e Tetovës dhe të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të EHM-s, më së shumti shi ka rënë në Krushevë, 51 litër për metër katror, kurse më pak ka rënë në Berovë, 1 litër për metër katror.

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)

Deri në ora 8 e mëngjesit, në lagjen Petrovec të Shkupit janë regjistruar 41 litër për metër katror, pastaj Demir kapi 40, Shkup 33, Topollçan 32, Tetovë 30, Mavrovë 29, Manastir 28, Gjurishtë 27, Ohër 19, Petrovë 18, Pozharan 16, Llazaropole 14, Kumanovë 13, Vinicë 11, në Prilep, Dibër, Gjevgjeli, Shtip dhe Pozhar 9, kurse në Kriva Pallankë ka rënë 2 litër shi për metër katror.

Të reshurat e shiut do të vazhdojnë edhe sot./Telegrafi/

Exit mobile version