Site icon Telegrafi

Reshjet e shiut, ka filluar të bllokohet magjistralja Prishtinë – Ferizaj

Si pasojë e reshjeve të shiut, magjistralja Prishtinë – Ferizaj ka filluar të bllokohet nga niveli i madh i ujit.

Meto Ballkan ka publikuar një video ku shihet gjendja në këtë magjistrale, transmeton Telegrafi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) kishte paralajmëruar se si pasojë e reshjeve të shiut në disa zona mund të ketë vërshime.

IHMK ka njoftuar se moti pritet të stabilizohet pas datës 20 qershor. /Telegrafi/

 

Exit mobile version